Ky është 25-vjeçari, Ines Hajrulla, i cili u plagos, pas shpërthimit me eksploziv të makinës së tij në ecje.
Hajrulla, është djali i një biznesmeni të njohur në Vlorë, pronar i një lokali të frekuentuar në qytetin bregdetar.
Mjeti tip “Jeep” me targa AA 298 CL, shpërtheu gjatë lëvizjes në lagjen “Hajro Çakërri”, tek zona e njohur si “Bishti i Kalldrëmit”.
Dyshohet se mjetit i janë vendosur 300-400 gram tritol.
Policia thotë se si pasojë e shpërthimit, 25 vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
a.ç