Në rubrikën “Shihemi në gjyq” tek “E diela shqiptare” në Tv Klan u trajtua problemi mes nuses dhe vjehrrit.
Arsyeja është një pronë. Floresha Vlashi nga Gramshi rrëfen se arsyeja pse do ta nxjerrë vjehrrin nga shtëpia është sepse ai ka ndërruar tokën pasi viteve ’91, por nuk disponon asnjë dokument.
Debati i plotë:
Floresha Vlashi: Si ta morën tokën, ke firmosur në ndonjë vend, ke bërë dallavere në ndonjë vend.
Qerimi Vlashi : Nuk kam bërë asnjë dallavere, por ule zërin.
Floresha Vlashi: Do përgjigjesh deri në fund. Unë nuk i le fëmijët që të më vriten nesër. Sot ka ardhur personi tjetër dhe më kërcënon, madje ka marrë dhe policinë dhe na kërkon të dalim, pasi thotë së është toka ime.
Eni Çobani: Ju jeni kryefamiljari i familjes dhe në vitin ’91 keni përfituar një tokë me ligjin 7501 dhe unë kam këtu aktin e tokës suaj me emrin Qerim Qamil Vlashi që jeni ju. Ju keni një sipërfaqe toke 10 450 metër katrorë, në këtë kohë kjo ka qenë në familjen tuaj bujqësore?
Qerim Vlashi: Kam qenë unë…
Eni Çobani: Juve sigurisht, por keni pasur dhe persona të tjerë në shtëpi?
Floresha Vlashi: Kanë qenë 7 veta sepse njëra nuk ka pasur tokë.
Eni Çobani: Zoti Qerim juve keni bërë ndonjë pjesëtim të pasurisë?
Qerim Vlashi : Ne e ndamë me 7501-shin, aty ku kisha një dynym unë kishte dhe Aliu, zotëria që po flasim. E ndërruam atë tokë më një dynym, e kam ndërruar pa letra. Ai e zaptoi.
Eni Çobani: Pra e pranon që e ke ndërruar?
Qerim Vlashi: E kam ndërruar pa letra dhe nëse e ke ndërruar nuk mund t’i biesh në qafë atij tjetrit dhe nuk mund t’i thuash që e ka zaptuar.
Eni Çobani: Keni ndërmarrë ndonjëherë ta mblidhni familjen tuaj dhe t’i thoni hajdeni o fëmijë të bëjmë një pjesëtim familjar?
Floresha Vlashi: Pse nuk e keni bërë?
Eni Çobani: Zoti Qerimi nuk është vetëm gabimi juaj…
Floresha Vlashi: Atij ia kanë dhënë numrin e tokës, ata me ato numra pronësie e kanë zhvendosur në një vend tjetër. Kur shkoj unë kërkoj certifikatën e tokës ata ma japin në një vend tjetër.
Eni Çobani: Për të kuptuar më mirë juve keni një sasi të madhe tokë, të gjitha pjesët janë në rregull në flasim vetëm për dy pjesë.
Floresha Vlashi: Flasim vetëm për dy pjesë që kanë të njëjtin pjesë 22/12 dhe 22/2. Ato kanë patur të njëjtin numër pasurie, 22/2 dhe 22/1, ata kanë bërë ndërrim.
Eni Çobani: Kush e ka bërë këtë regjistrim?
Floresha Vlashi: Unë nuk mund t’i bëj, ose ka vënë ndonjë firmë ky.
Qerimi Vlashi: Unë nuk kam vënë firmë.
Eni Çobani: Floresha në aktin e marrjes së tokës në pronësi që është bërë shumë vite më parë, po ta shikosh me sy të lirë ka një korrigjim të numrave. Unë dua të kuptoj vetëm një gjë në të dy pasuritë për të cilat ju flisni është një emër Vioishti është njësoj në të dyja. Tani unë dua të kuptoj ku ndodhet?
Floresha Vlashi: Asaj i është thënë emrin nga ë ka qenë një lloj peme dhe vetëm ajo pjesë e ka këtë emër.
Eni Çobani: Unë kam pyetur njerëz kompententë të fushës dhe më kanë thënë që është nje emër tipik i veçantë dhe nuk mund të ngatërrohet. Dhe ai është piki i asaj zone dhe nuk mund të ngatërrohet.
Floresha Vlashi: Si erdhi ai nga një vend tjetër dhe e morri atë tokë?
Eni Çobani: Tani ju flisni për një zotëri të quajtur Ali, sipas dhe pretendimit të Zotit Qerim kanë bërë një ndërrim. Tani për çfarë pjesë kanë bërë ndërrimin?
Floresha Vlashi: Flitet për këtë hartën këtu. (foto)kurse zonën që e kanë ndërruar nuk është në këtë hartë.
Eni Çobani: E ka ditur Qerimi këtë?
Floresha Vlashi: Kështu e dinë këta me fjalë.
Eni Çobani: Me çfarë zone e ndërrove këtë?
Qerimi Vlashi: I dhashë në një zonë tjetër.
Floresha Vlashi: E ndërroi me një zonë që quhet Fushë.
Eni Çobani: E keni shfrytëzuar ju?
Floresha Vlashi: Ne e përdorim, por me letra e ka ai dhe Aliu thotë punoje sa është gjallë Qerimi dhe pastaj nuk ke më punë.
Eni Çobani: Si mundët që të marri dhe tokën tjetër?
Floresha Vlashi:Do i ketë thënë ai ndonjë gjë?
Qerim Vlashi : Unë nuk i kam dhënë gjë…
Floresha Vlashi: Veç një dynymi ka marrë dhe 350 metra të tjerë. Shkova tek zyra e Regjistrimit, si ka mundësi që ia dhe tokën time? Nuk di gjë më tha, shko kërkoje me gjyq.
Eni Çobani: Unë kam folur me zotin Ali të cilin kam pasur mundësi ta telefonoj. Ai bëri të paditurin dhe tha nuk e njoh.
Qerimi Vlashi: Më njeh, si nuk më njeh…
Floresha Vlashi: Unë dua atë që më takon dhe ajo është toka e fëmijëve të mi, nuk dua të më vuajnë. Ata e gënjyen dhe kur shkova me marr hartën, ato më thanë nuk di gjë, shkoni në gjyq. Pse vetëm nëpër gjyqe do shkojmë ne, këtu nuk ka shtet.
Nëse ai do ishte sjellë si njeri nuk do isha këtu.
Eni Çobani: Këtë 1 dynym që ia keni dhënë me ndërrim doni që ju të merrni pjesën tuaj, apo doni të mbani Fushën?
Floresha Vlashi:Unë kërkoj pjesën time. Unë dua tokën time.
Eni Çobani: Për përdorimin që i keni bërë tokës së Zotit Ali, çfarë do i bëni?
Floresha Vlashi: Edhe ai ka punuar tokën time, unë nuk dua dëmshpërblim. Dua vetëm 350 metra tokë. Vetëm 1 dynym më ka marrë në 2011 350 metra tokë erdhi dhe hodhi gardhin tutje dhe madje kërkoi të më merrte pjesë tjetër.
Në studion e “Shihemi në Gjyq” mbërriti një telefonatë nga djali i Aliut, personit që pretendohet se ka bërë një ndërrime toke me zotin Qerim.
Eni Çobani: Mund të më sqaroni dhe të marrim një shpjegim nga kjo situatë?
Ervin Paja: Tokën ma ka marrë ai mua, jo unë atij.
Eni Çobani: Ju pretendoni se jua ka marrë zoti Qerim. Unë dje fola me Zotin Ali dhe më tha se nuk e njoh Qerimin. Ju e dini që është bërë një ndërrim toke?
Ervin Paja: Unë jam në rregull me qeverinë dhe nuk kam asnjë problem.
Eni Çobani: Unë do kem një takim me specialistin e bashkisë që ka bërë dokumentat. Meqënëse ju pretendoni që ky ndërrim është bërë apo jo.
Ervin Paja: Ma ka marrë tokën ai, Qerim Vlashi ma ka marrë tokën mua.
Eni Çobani: Si nuk ke bërë një denoncim ti?
Ervin Paja: E kemi bërë denoncimin dhe më pas ja kemi falur.
Eni Çobani: Kur i keni bërë dokumetat e tokës?
Ervin Paja: Që në vitin 1990…
Eni Çobani: Nuk mund të bëheshin letrat që në 1990, pasi në ’91 është ndarë toka.
Ervin Paja: Ne jemi në rregull me të gjitha dokumentat.
Debati mori një rrjedhë tjetër pasi, djali i zotit Ali tha se është në rregull me të gjithë dokumentet. Pas kësaj deklarate nusja kritikoi vjehrrin dhe i dha se nuk do e pranojë më në shtëpi.
Një telefonatë tjetër mbërriti, ai është Gëzimi i cili është marrë me këtë çështje nga zyra e pasurive.
Gëzim Dollani, topograf tek zyra e Pronave: Qerimi ka ardhur për një konflikt pronë në Vidhisht, duke qenë se unë e njoh këtë zonë shkova në terren dhe pashë nga afër së bashku me nusen, Qerimin dhe djalin e tyre.
Kërkova një takim mes tyre dhe Aliut dhe i kërkova dokumentat dhe pashë që ai ishte certifikuar për ato prona. Akti i marrjes së tokës në pronësi ka disa elementë sigurie, që do të thotë ka emra që ka vendosur Komisioni i atyre viteve.I thashë zotërisë që Qerimi ke ka këtë Vidhishten, po ti pse nuk i ke këto. Ai tha se kam rënë dakord me Qerimin për t’i mbajtur këto toka dhe t’i jap një pjesë tjetër lart. Por nuk e kemi gjetur gjuhën. E pyeta si është bërë fakt i kryer nga zyra e regjistrimit më certifikatë pa bërë një dokument noterial pa ndërruar pronat. Zotëria me erdhi një ditë në zyrë shumë i shqetësuar dhe më tha çfarë do bëhet me mua? Me ty ka vetëm një zgjidhje nesh nuk do të kaloni në proces gjyqësor, ose do shkoni tek zyra e regjistrimit para noterit të bën deklarata për ndërrimin e pasurisë, kjo është rruga më e shkurtër ligjore. Nëse nuk e bëni këtë është e drejta e Qerimit të kërkojë tokën e tij, atje ku e ka pasur.
Eni Çobani: Nga dokumenti që unë disponoj duket që numrin pasurisë, numrat janë korrigjuar me dorë.
Gëzim Dollani: Janë bërë nga punonjësit e zyrës, ose nga topografët privatë. Mbi këto harta kanë punuar, por aty tek ajo hartë nuk është e qartë, por tek harta digjitale që kam unë janë fshirë këto gabime.
Floresha Vlashi i ka kërkuar vjehrrit t’i kthejë tokën, përndryshe kur të iki do shkosh të rrish atje dhe nuk do vish në shpi. Pa më dhënë mua certifikatën e tokës nuk ke për të ardhur në shpi. Kur të më japësh certifikatën e tokës do vish në shpi.
Kam dy fëmijë për të ushqyer s’kam me çfarë të jetoj. Nëse më thoni ju që do zgjidhet unë kam besim tek ju./tvklan.al