Kryetari i komunës së Pustecit, Edmond Themelko sipas të gjitha gjasave nesër do të dalë nga burgu.
Pasi Gjykata Themelore Shkupit të premten vendosi masën e paraburgimit për 30 ditë, dje Këshilli penal e tjetërsoi vendimin dhe morri masë më të butë, garrest shtëpiak për Themellkon.
Prokuroria Speciale u dakordua që kryetari i Pustecit për shkak të gjendjes shëndetësore të qëndrojë në arrest shtëpiak. Themellko para dy muajve u dërgua në burgun e Shutkës. Ai akuzohet në rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore së bashku me kreun e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, Gordana Jankullovska, Mile Janakievski, Kiril Bozhinovski i Martin Protugjer./a.m.