Ish-kryetari i KQZ-së, Arben Ristani thotë se ligjërisht PS-ja nuk mund ta shkarkojë Klement Zgurin nga kryesimi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve. Ristani del në krah të Zgurit, ndërsa akuzon Partinë Socialiste për vendimin e saj.”Mundet sepse Lidershipi i PS, apo Rama, nuk ka asgjë të pamundur, është një njeri që nuk ka të bëjë me ligjet dhe rregullat e këtij vendi. Kështu që për njerëz të tillë, për një gjendje natyror enë pyll gjithçka mund të ndodhë”, tha Ristani.
Për të treguar paligjshmërinë e shkarkimit, Ristani citon Kodin Zgjedhor që parashikon rastet e largimit të parakohshëm të mandatit të kryetarit të KQZ.
“Kodi Zgjedhorë përcakton që është KQZ që shikon dhe monitoron edhe punën e kryetarit tët tij, dhe në rast se konstatohen shkelje është po KQZ ajo që i drejtohet parlamentit për të nisur procedura të tilla, nuk janë partitë politike. Nga ana ligjore është pamundur.”, deklaroi Ristani.
Si Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, Ristani sqaron edhe qëndrimin e demokratëve për të ndaluar shkarkimin.
“Partia Demokratike nuk ka rrugë të tjera përveç atyre ligjore, dhe përveç faktit që është zëdhënëse dhe e interesit publik në këto raste, për ti bërë të ditur publikut dhe ndërkombëtarëve që në Shqipëri nuk zbatohet ligji dh Kushtetuta.”, u shpreh Ristani.
Por a ndikon sjella politike në punën normale të KQZ?
“Të gjitha sjelljet antiligjore ndikojnë në të gjitha institucionet jo vetëm në KQZ. KQZ është një institucion si të gjithë, institucionet e këtij vendi, që ka nevojë të shohë partneritet pro ligjit në të gjithë vendin”, tha Ristani.
Partia Socialiste ka paralajmëruar se në mbledhjen e radhës së parlamentit do të shkarkojë me votën e deputetëve të saj kryetarin e KQZ-së, Klement Zgurin. Kreu aktual u vendos në post pas marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës më 18 maj.
ma.me