Emmerson Mnangagwa betohet si president i ri i Zimbabves, pas shkarkimit të Mugabes dhe qeverisjes së tij autoritare për 37 vjet pa ndërprerje.
Ish-nënkryetari i partisë në pushtet, që ishte dëbuar nga vendi, është rikthyer të mërkurën, ndërsa sot është betuar si president në një ceremoni të organizuar në stadiumin e kryeqytetit, shkruan javanews.
Opozita i ka bërë thirrje, Mnangagwas, i cili ishte pjesë e elitës në pushtet, t’i japë fund “kulturës së korrupsionit”.
Fundi i Mugabes erdhi kur ai shkarkoi zëvendësin e tij duke i hapur rrugën drejt pushtetit bashkëshortes Grace Mugabe, por askush në Zimbabve nuk pranoi trashëgimine e shtetit. Ekspertët thonin se Mugabe e ka pasur të qartë fundit e tij që prej fillimit të krizës, por vonoi dorëheqjen në përpjekje për të marrë sa më shumë garanci për veten dhe familjen e tij.
Se sa i ka arritur kjo mbetet për tu parë. Robert Mugabe drejton Zimbabven që prej 1980-ën kur vendi mori Pavarësinë nga Britania dhe krizë politike apo jo, shumë banorë të vendit mendojnë se kishte ardhur koha që ai të largohej.
Lajmi për largimin Mugabes nga pushteti, u prit me festë në gjithë vendin.
javanews/a.ç