Kreu i bashkise se Durresit, Vangjush Dako ka reaguar zyrtarisht pas akuzave dhe denoncimeve se emri i tij rezulton ne pergjimet e EULEX-it.
Gazeta “Panorama” raporton se Dako ne reagimin e tij ka mohuar se emri i tij eshte i perfshire ne pergjime.
Deklaraten Dako e ka bere sot gjate aksionit per Pastrimin, te Ura e Dajlanit.
“Nuk ka asnje gje te vertete nga cfare thuhet per mua. Opozita kerkon te baltos punen tone, dhe do te pengoje objektivat tona. Une e kam thene edhe ne reagimin tim ne Facebook, se nuk me trembin keto thashetheme” – ka thene Dako.
Ai ka theksuar me tej, se eshte i vendosur te beje punen per te cilen e kane votuar qytetaret.
“Dua tu sherbeje me devotshmeri atyre qe kane besuar tek mua”- ka thene Dako. /b.d