OSHEE njofton se se fundi ka denoncuar ne polici 19 persona ne Vlore. Bëhet fjalë për rastet abuzive me energjinë elektrike, e cila vidhet dhe nuk paguhet.
“Nga kontrollet e ushtruara nga OSHEE Vlorë përgjatë tre netëve të fundit mbi ligjshmërinë e furnizimit me energji elektrike dhe të sigurisë së sistemit të matjes, ka identifikuar dhe ka denoncuar në polici 19 persona per vjedhje të energjisë”- njofton OSHEE.
Por duket se OSHEE po has edhe në një problematikë tjetër. Dega e Vlorës shprehet se pagesat në kohë të faturave të energjisë elektrike janë detyrim ligjor, duke i bërë kështu apel abonentëve për të qenë korrektë. /b.d