Kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive në “360 Gradë” në Ora News u pyet edhe për deklaratat e ambasadorit amerikan pranë OSBE Herry Kamian, duke mos i komentuar ato, por duke nënvizuar se ky është një qëndrim i thjeshtë në OSBE.
Zheji: Është një personazh që quhen Herry Kamian, përfaqësuesi i SHBA në OSBE dhe ai thotë ndër të tjera se një ish-ministër i Brendshëm është i implikuar.
Rama: Kur ta keni atë në studio pyetni atë.
Zheji: Ai thotë se pengesa kryesore për zhvillimin e Shqipërisë është krimi dhe korrupsioni. Këta kanë informacione të gënjeshtërta?
Rama: Nuk ka asnjë gënjeshtër, asnjë konspiracion. Nuk është i pari që e thotë. Nuk jemi ne që themi se krimi dhe korrupsioni nuk e pengon Shqipërinë. Ky është një qëndrim i thjeshtë në OSBE.
Zheji: Si mund të jetë i thjeshtë kur thotë se ish-ministri i Brendshëm është përfshirë në trafik?
Rama: Di që ish-ministri është nën hetim në Shqipëri dhe jo Itali dhe për sa kohë hetimi nuk ka dhënë këtë rezultat nuk jam dakord me këtë shprehje.
Zheji: OSBE nuk bën komente…
Rama: OSBE bën vetëm komente.
Zheji: Kanë edhe ata agjentë e tyre?
Rama: Nuk më rezulton. Vetëm Putini thotë se janë agjenturë.