Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Vlorës, ku një 19 vjeçar ka mbetur i plagosur për shkak të një incidenti automobilistik. Një furgon me drejtues shtetasin 31 vjeçar me inicialet A.A, ka goditur 19 vjeçari me inicialet Xh.V, i cili udhëtonte me një motoçikletë. Fatmirësisht i riu është jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprimet e mëtejshme proceduriale.
ma.me