Policia e Lezhës në vijim të punës për parandalimin e krimeve, goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale dhe ruajtjen e rendit e qetësisë publike, nga Seksioni kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë ka finalizuar me sukses operacioni e koduar “Lissus”.
Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë Marsen Hysa, 24 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas policisë Ky shtetas u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij në një lokal në Lezhë, i është gjetur e fshehur në rroba një sasi prej 198 gram lëndë narkotike e llojit “Kokainë”, e paketuar në 2 qese plastike.
Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. /b.d