33-vjeçari brazilian, ish-sulmues i Milan është dënuar për dhunë seksuale ndaj një vajze shqiptare në vitin 2013.
Seanca në gjykatën e Milanos, e kryesuar nga Mariolina Panasiti, e dënoi Robinhon me nëntë vite burgim për sulmet seksuale kur ajo ishte 22 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në një diskotekë të Milanos më 22 janar të vitit 2013, shkruan JavaNews.al
Akti i dhunshëm sipas hetimit, u konsumua nga Robinho. Ky i fundit mësohet të ketë qenë nën shoqërinë e pesë personave të tjerë.
Futbollisti 33-vjeçar tani ndodhet në Brazil ku luan për Atletico Mineiro.
Edhe në vitin 2009 Robinho ka qenë i përfshirë nën një akuzë të ngjashme. Atëherë, ai mbante bluzën e Manchester City. /JavaNews.al