Ka zgjatur vetëm dy muaj eksperienca e Edgardo Bauza në stolin e Arabisë Saudite
Pasi muaj më parë u shkarkua nga detyra si trajner i Argjentinës, 59-vjeçari nga Santa Fe, Bauza ka marrë një tjetër goditje.
Ai nuk do të jetë më trajneri i Arabisë Saudite dhe nuk do ta drejtojë përfaqësuesen nga Lindja e Mesme në Botërorin “Rusi 2018”, pasi drejtuesit e federatës së këtij vendi e kanë shkarkuar nga detyra argjentinasin.
Shkak për këtë vendim janë bërë dy humbjet që Arabia Saudite pësoi në miqësoret e muajit nëntor, 3-0 ndaj Portugalisë dhe 1-0 përballë Bullgarisë, përgatiti ”Express”. (b.an)