Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas lajmeve se tre ish-zyrtarë të kërkuar nga drejtësia janë arratisur nga vendi.
Gjatë një konference për mediat, Kryemadhi tha se Rama, Tahiri dhe Çakoj janë në dijeni të vendit se ku fshihen këta të kërkuar, por nuk tregojnë nga frika se mos ju del dhe atyre emri si të përfshirë në trafik droge.
“Me fshehjen qe po i bën tre të akuzuarve po tregon para shqiptarëve se është pjesë e Habilajve. Ky veprim i sotëm është mbrojtje e bandave të drogës. Askush më mirë së Edi Rama nuk e di se ku fshihen të kërkuarit e drejtësisë. Ai dhe Tahiri janë në dijeni se ku janë të kërkuarit. Kjo për faktin e thjeshtë se ata kanë frikë se nëse ndonjë kapet dhe nxjerr emrin e Edi Ramës. Sot më shumë se kurrë fronti ynë opozitar duhet të bashkojë forcat dhe të përzër këtë lloj politikani” – tha kryetarja e LSI. /b.d