Christiane Amanpour, gazetarja e famshme e CNN, ka publikuar në Facebook një video të takimit të vet me Ratko Mladiçin nga viti 1993, kur i ka bërë pyetje për mundësinë që të jetë i akuzuar për krime lufte.
“Ju jeni një njeri i fuqishëm, kështu që mund ta duroni këtë pyetje të rëndë”, i ka thënë atëherë Amanpour.
Ajo ka shkruar se atëherë Mladiçi i ka thënë se “s’ka nder më të madh nga mbrojtja e popullit tënd” dhe se “vetëm populli im mund të më gjykojë”. Duke komentuar për CNN vendimin e Gjykatës së Hagës për burg të përjetshëm për Mladiqin, Amanpour ka thënë se ai ka mbetur qyqan deri në momentin e fundit, sepse s’ka qëndruar në gjykatë për ta dëgjuar aktgjykimin.
“Burgu i përjetshëm është më e pakta që viktimat e kësaj lufte. Kjo është drejtësi për viktimat, nuk është hakmarrje, viktimat anembanë Bosnjës e kërkonin ditën e vet në gjykatë. U vranë 7.000 djem, vëllezër dhe etër në Sarajevë dhe 10.000 në gjithë Bosnjën”, ka thënë gazetarja e famshme, duke shtuar se “kurrë s’do ta harrojë vitin 1995 kur Mladiç dhe njerëzit e tij mendonin se është punë më me mend që pjesëtarët e KB-ve t’i marrin peng dhe t’i përdorin për pazarllëqe dhe negociata”. /ma.me