Prokuroria e Krimeve te Renda kerkon te vendoset masa e sekuestros mbi resortin turistik Santa Quaranta. Ky resort turistik eshte ne pronesi te familjes se Klement Balilit, i njohur si bosi i droges se Ballkanit drejt vendeve europiane.
Klement Balili eshte tashme nje personazh shume i njohur dhe per te ekziston edhe nje urdher ndalimi nderkombetar. Per kapjen e tij jane zhvilluar disa operacione policore te pasuksesshme.
Santa Quaranta eshte ngritur mbi themelet e ish kampit te punetoreve ne Sarande dhe llogaritet si nje nder resortet me luksoze ne vend.
Por ky resort eshte vetem nje nga dhjetra asete te tjera qe ka familja Balili, te cilat gjithashtu kerkohet nga prokuroria e krimeve te renda qe te sekuestrohen.
ma.ma/javanews.al