PSG dhe Bayern Munich kanë shënuar fitore në ndeshjet e tyre të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve ndaj Celtic përkatësisht Anderlechtit. PSG ka shënuar fitore të thellë prej 7:1 ndaj Celticut, ndeshje kjo në kuadër të Grupit B të Ligës së Kampionëve.
Golat për francezët i shënuan Neymar dy, Cavani dy, Mbappe, Verratti dhe Alves, ndërsa për mysafirët shënoi Dembele.Pas kësaj fitoreje PSG mban vendin e parë në Grup më 15 pikë, 3 më shumë se sa Bayern Munich në vendin e dytë, që mposhti Anderlechtin 1:2.Golat për gjermanët i shënuan Lewandowski dhe Tolisso.
Ndërsa për vendësit Hanni. Ndersa takimi tjeter i shume pritur Juventus Barcelona u nda ne barazim pa gola ne nje ndeshje thuajse te ekuilibruar, ku nuk munguan edhe rastet per shenim.