Nga Mero Baze
Një raport I hollësishëm I BIRN hedh dëshmi të pakundërshtueshme se Partia Demokratike e Lulzim Bashës, ka shpenzuar pare të zeza për të paguar lobus të saj në Uashington, përmes të cilëve përpiqej të frymëzonte mbështetësit e saj përmes blerjes së mbështetjes amerikane para zgjedhjeve. Raportet dëshmojnë se rreth 1 miliardë lek të vjetra janë harxhuar ndërkohë që Lulzim Basha ishte në çadër në Tiranë, pa llogaritur këtu pagesën në darkën e lobimit që është bërë për të dal në fotografi me Presidentin Trump.
Nuk është problem përse partitë shqiptare vazhdojnë ta kërkojnë shpresën tek lobuesit në Uashington për tu dukur proamerikane. Ambasada amerikane në Tiranë mund t’ua bëj atë punë pa lek, nëse duan të jenë vërtet promerikanë. Por kjo është histori tjetër.
Në këtë histori duhen gjykuar dy probleme të rënda. E para përdorimi I pagesave në të zezë, të padeklaruara në sistemin tonë fiskal, çka hedh në erë kauzën e Partisë Demokratike për përdorimin e pareve të zeza në fushatë. Vet shifrat e raportuara si të paguara në Uashingotn tejkalojnë buxhetin e deklaruar të PD në zgjedhje, çka përbën mes të tjerash një vepër penale për të cilën duhet të nisin hetimet.
Problemi I dytë është përdorimi I milionave për të trukuar portretin e një politikani të dështuar, I cili shpreson që me milionat e paguara në të zezë tu mbush mendjen shqiptarëve, si “I dërguari I Trumpit në Tiranë”.
Të dyja këto janë çështje që i kushtojnë shtrenjtë opozitës shqiptare.
Çështja e parë, ajo e pagesës në të zezë e kompanive lobuese, është një traditë e vjetër e PD. Në vitin 2005 ajo ka paguar në të zezë rreth 1 milion dollar për BG&R kompania e parë lobuese amerikane që u angazhua në Tiranë, ndërkohë që bëri me të një kontratë formale për 500 mij dollarë me një këst 20 mij dollarë në muaj për 25 muaj, të cilat po ashtu I pagoi.
Por në atë kohë më shumë binte në sy fakti që PD kishte marrë një kompani amerikane, se sa fakti se sa e paguante, e ku I gjente paret. Paguesit e PD në atë kohë u bë një lob I përfolur për pare të zeza I shqiptarëve të Kosovës në Hamburg, që jan ëtë njohur në industrinë egale të seksit dhe lojrave të fatit, të cilët dorëzuan pagesat e para për lobuesit , dhe që më vonë Berisha u hapi rrugën e lojrave të fatit në Shqipëri.
Tani nuk jam I sigurt kë ka angazhuar PD si pagues në të zezë për kompanitë offshore, por është e sigurtë se disa nga koncesionet e dhëna në kohë të Berishës, që I kanë gjurmët në parajsat fiskale të Amerikës Latine mund të jenë paguesit real të këtyre pareve.
Përtej këtij kurjoziteti që përbën dhe objekt hetimi ligjor, ajo që hedh politikisht në erë kauzën e PD në këtë rast, është fakti që në kulmin e akuzave për përdorim të pareve të pista nga Edi Rama në fushatë, Partia Demokratike po dëshmon se ka paguar në të zezë rreth 1 milardë lek për lobuesit e saj në SHBA të cilët jo vetëm që nuk I sollën ndonjë dobi PD, por rritën pritshmërinë në çadrën e saj me disa idjot greko amerikanë që vizitonin çadrën dhe flisnin në emër të Trumpit, sikur PD do vinte në pushtet pasnesër.
Pagesa të tilla bëjnë qesharake çdo kauzë të PD kundër pareve të zeza në fushatë dhe tregojnë se ish paret e korrupsionit të pushtetit të Berishës, po vazhdojnë të ushqejnë kanale të paligjshme financimi, të cilat duhen hetuar thellë.
Problemi I dytë është dhe më I rënd, pasi ka të bëj me një investim të dështuar politik në PD, që tani po kushton dhe më shtrenjtë. Këto pare, plus paret e paguara në darkën e lobimit, ku Basha doli në fotografi me Trump, janë pare të harxhuara për të mbyllur me pagesë, koston që Basha i shkaktoi në PD me politikën e tij. I dobësuar nga një betejë e dështuar pa rrugëdalje në çadër dhe I dërrmuar edhe më shumë nga lista e PD në zgjedhje, ai ka harxhuar miliona tu mbushte mendjen demokratëve se vërtet kishte spastruar partinë, por kishte fituar SHBA.
Zgjedhjet treguan se ai është thjeshtë një harxhues paresh që ka blerë shtrenjtë një pasqyrë për t’iu dukur vetja amerikanë, dhe ka hedhur në erë dhe kauzën e mundëshme të luftës së PD për transparencë të financimit në fushatë zgjedhore. Është një shuplakë e re, që tashmë PD-ës, po ja jep për herë të dytë në surrat kryetari I emëruar I saj. Kryetari, që nuk po I kushton shtrenjtë vetëm si humbës zgjedhjesh, por dhe si shpenzues paresah.