Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka aktualisht në proces kontrolli dosjet e 13 prokurorëve që janë të parët që po i nënshtrohen këtij procesi, pasi kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Lajmi raportohet nga ‘Ora News’ e cila thotë se prej disa ditësh Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur nga puna për kontrollin e dosjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Aktualisht në filtër po kalohen dosjet e perzgjedhura me short të 13 prokurorëve të cilët janë kandidatë për KLP dhe KED.
Në Prokurorinë e Përgjithshme janë përzgjedhur për tu kontrolluar nga tre dosje për kreun e akuzës Adriatik Llalla, për anëtarin e KED Rovena Gashi si dhe për tre kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë Kosta Beluri, Anila Leka, dhe Arben Dollapi.
Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, procesit të vettingut po i nënshtrohen Besnik Muçi, Gentian Osmani dhe Gentian Trenova.
Ndërsa tek Prokuroria e Tiranës po kalojnë në këtë proces kontrolli Dritan Rreshka, Antoneta Sevdari, Shpëtim Kurti, Arben Nela dhe Adriatik Cama.
Gjyqtarët dhe prokurorët që kandidojnë për KLP dhe KLGj janë të parët që do t’i nënshtrohen konrollit dhe me pas në filtër do të kalojnë të 800 gjyqtarët dhe prokurorët që janë aktualisht pjesë e sistemit të drejtësisë.
Me short janë përzgjedhur më parë dhe dosjet për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetueses, Gjykatës së Lartë. Televizioni “Ora News” publikon edhe emrat nën Vetting:
PROKURORIA E PËRGJITHSHME
Adriatik LLalla
Rovena Gashi
Kosta Beluri
Anila Leka
Arben Dollapi
PROKURORIA E KRIMEVE TË RËNDA
Besnik Muçi
Gentian Osmani
Gentian Trenova
PROKURORIA E TIRANËS
Dritan Rreshka
Antoneta Sevdari
Shpëtim Kurti
Arben Nela
Atriatik Cama
Nuk duhet te kalojne ne site vetem pasurite dhe formimi i Prokuroreve, por edhe dosjet e “nxehta” qe ata kane drejtuar. Psh Prokurore Antoneta Sevdari, ka arrestuar per motive personale Xhelal Mziun, kryetarin e Bashkise Kamez, i cili doli i pafajeshem nga Gjykata e Apelit Tirane. A mban pergjegjesi kjo Prokurore per kete Vendim ? Po keshtu kjo Prokurore kerkoi arrestimin e Francesco Beccettit, pronar i Agon Channel per motive politike, kerkese qe u pranua nga gjykata e Tiranes . Sic u provua ne Gjykatat Angleze, Vendimi i Gjykates se Tiranes nuk u njoh nga Gjykatat Angleze, si dhe Beccetti fitoi ne Arbitrazhin e Washingtonit 504 milione euro kunder shtetit shqiptar, ku edhe ky arrestim pati ndikimin e tij. A mban pergjegjesi per keto veprime Antoneta Sevdari ? Po keto qindra miliona kush do ti paguaje ? Po kjo Antoneta a do te ndrshkohet dhe paguaje per keto veprime ? Ne Prill 2015 u trumbentua me te madhe arrestimi i 8 punonjesve te Njesise se Mbikqyrjes se Lojrave te Fatit nga Prokurore Antoneta Sevdari. Ne pergundim punonjesit dolen te pafajeshem me vendim gjykate ! A mban pergjegjesi Antoneta Sevdari per arrestimet e ketyre punonjesve te cilet me vone marrin pafajesi ? Edhe ne kete rast goditja ishte politike pasi punonjesit nuk mund ti largonin dot nga detyra per ti zevendesuar me anetaret e partise, dhe prandaj u perdor Prokurorja Kamikaze e cila nuk mendon gjate por zbaton pa asnje kriter kerkesen qe i behet nga Politika. Politika per shebimet e saj, e ngriti ne detyre Antoneten, duke e bere shefe te Njesise Task Force ne Prokurorine e Tiranes, dhe po ashtu edhe bashkeshortin e saj Arben Sevdarin e punesoi dhe beri pergjegjes sektori te Hartografise se ALUIZMIT, pozicion qe Arbeni po e perdor per te rrjepur aplikantet per legalizim te banesave te tyre.