Tre ish-drejtues te futbollit boteror, te cilet jane shpallur fajtore nga drejtesia amerikane, jane pezulluar perjete te marten nga te gjitha aktivitetet qe lidhen me futbollin nga FIFA.
Richard Lai, ish-president i Federates se Futbollit te Guam dhe ish-anetar i komitetit te auditit te FIFA-s dhe Julio Rocha, ish-president i Federates se Nikaraguas dhe Rafael Esquivel, ish-president i Federates Venezueliane, jane “pezulluar perjete nga te gjitha aktivitetet qe lidhen me futbollin, ne nivel kombetar dhe nderkombetar” nga Komisioni i etikes i FIFA-s.
Tre ish-drejtuesit jane pjese e grupit prej 42 ish-drejtues te futbollit dhe shoqerive te marketingut qe jane hetuar nga drejtesia amerikane ne kuadrin e skandalit te korrupsionit, shumica e te cileve ndodhen para drejtesise ne New York. /b.d