Mbledhja në Komitetin e Politikës së Jashtme për integrimin europian të Ballkanit është shoqëruar me debate të forta.
Raporteri për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, është shprehur i revoltuar ndaj presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, për vlerësimin e Serbisë, në raport me Shqipërinë.
Sipas burimeve të gazetës TemA, Fleckenstein ka thënë se:
“Une nuk ndaj te njejtin mendim me zotin Juncker i cili vendosi dhe nje date per anetaresimin e Serbise.
Nese do t’i krahasonim Shqiperia ka bere hapa me te dukshem sesa vendet e tjera te Ballkanit perendimor ne reforme ne drejtesi”.
Shqipëria shpreson që këtë vit të hapë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian, ndërkohë që Serbia dhe Mali i Zi mund të marrin datën për anëtarësimin në BE.
Edhe kryeministri Edi Rama është shprehur i pakënaqur ndaj BE-së në disa intervista për media të rëndësishme ndërkombëtare, për vlerësimet në lidhje me Serbine e Malin e Zi, kundrejt Shqipërisë. /b.d