Më hero si Han Solo dhe Indiana Jones, Harrison Ford ka qenë protagonist i një shpëtimi në jetën reale.
Tmz raporton që 75 vjeçari aktori hollywood-ian i ka ardhur në ndihmë një gruaja që ka pësuar një aksident në një rrugë në Californi në State Route 126.
Nuk është hera e parë që Ford merr përsipër vepra të tilla. Edhe në shtator ai u vu në drejtimin e trafikut në New York pas një vargu të gjatë makinash që kishin bllokuar rrugët.
Episodi ka ndodhur mëngjesin e 19 nëntorit.
Dëshmitarët okularë kanë deklaruar që Ford po i jepte makinës në rrugë mbrapa gruas e cila humbi kontrollin e mjetit. Pasi ndaloi me shumë shoferë të tjerë aktori u kujdes të ndihmonte gruan, duke e nxjerrë nga makina e saj dhe duke pritur mbërritjen e ambulancës.