PD vijon sulmet ndaj kryebashkiakut te Durresit, Vangjush Dako. Deputeti i PD, Edi Paloka akuzoi sot kryeministrin Rama se po i jep mbrojtje e mbeshtetje kryebashkiakut Dako ashtu si në rastin e Tahirit.
“Dako është regjistruar gjatë zgjedhjeve duke u premtuar tendera kriminelëve në këmbim të blerjes së votave. Rama dhe Dako nuk japin asnjë shpjegim, qëllimi i tyre është të heshtin deri sa të kapin edhe prokurorinë dhe drejtësinë, që Dako të ndjehet i paprekshëm.
Rama po i jep mbrojtje politike Dakos, ashtu sikur edhe Tahirit. Me Ramën lidhet krimi përmes Tahirit, Dakos, Sejdinit. Vetëm me largimin e Ramës do të ketë garanci për luftën kundër krimit” deklaroi ai.