Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Tiranë ku një minorene ka tentuar t’i japë fund jetës. 13-vjeçarja me inicialet E.H. ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar 2 pako medikamente paracetamoli si dhe ka prerë damarët e dorës me brisk, duke humbur shumë gjak.
Gjithçka ka ndodhur pasi e mitura po kalon momente të vështira pasi prindërit e saj janë në proces divorci shkruan JavaNews. Sipas policisë, pasi kishte konsumuar medikamentet, e mitura kishte qëndruar për disa minuta në shkallën e pallatit ku banon. Aty kishte prerë edhe damarët e njerëz dorë.
Një fqinj e gjeti vajzën në gjendje të rëndë dhe njoftoi familjarët të cilët e transportuan me urgjencë në spital. Pas ndërhyrjes së mjekëve tashmë gjendja e saj ëhstë e stabilizuar. Vajza po merr trajtim te pediatria dhe po mbahet nën vëzhgim./JavaNews/a.m.