Vdekja e kompozitorit Aleksandër Lalo, ka nxjerrë në dritë dhe një element të pakëndshëm për shikuesit e ekranit.
Ndërsa Lalo kishte ndërruar jetë, ai ndodhej “live” në spektaklin “C’est la vie”.
Pak para se të mbërrinte lajmi i ndarjes nga jeta i kompozitorit, moderatorja e emisionit, Marina Vjollca shihej t’u kthente përgjigjje kritikëve të emisionit, të cilët komentonin se “C’est la vie” nuk është live.
“Duke dëgjuar kohët e fundit komentet e njerëzve, shpeshherë edhe disa media kanë akuzuar me pa të drejtë që “C’est la vie” s’është live, por “C’est la vie” është live nga fillimi dhe deri në fund”, u shpreh Marina Vjollca.
“Live 100%”, shtoi Altini, anëtari i jurisë.
Mirëpo vdekja e Lalos ndërkohë që programi transmetohej ka detyruar TV Klan të ndërpresë transmetimin e tij, me një njoftim sqarues ku thuhej se programi është i regjistruar. /b.d