Trajneri i Alavesit, Gianni de Biasi është i turpëruar nga humbja 4:1 ndaj Getafes.
Alaves ka pësuar humbje prej 4:1 ndaj Getafes në udhëtim, humbje nga e cila po turpërohet trajneri Gianni de Biasi.
Trajneri është rebeluar shumë me rezultatin e ndeshjes dhe mënyrën se si luajti skuadra e tij.
“E kishim përgatitur ndeshjen shumë mirë, por nuk i bëmë ato që kemi bërë në stërvitje. Goli i parë ishte për fajin tonë, ndërsa penalltia na ‘vrau’.
Ishte shumë bujare nga ana e arbitrit, por ata e merituan fitoren. Më vjen turp nga kjo situatë ku ndodhemi, por duhet të reagojmë patjetër në ndeshjen e ardhshme”, ka thënë De Biasi, përgatiti ”Express”. (b.an)