Komandanti i amerikan i forcave bërthamore ka deklaruar se do të rrëzojë çdo lloj urdhri “joligjor” siç e quan ai nga presidenti Trump, për ndonjë sulm të mundshëm bërthamor.
John Hyten në një forum në Kanada deklaroi se një gjë të tillë e ka diskutuar edhe me presidentin, dhe se i ka thënë që do të refuzojë çfarëdolloj urdhri që mund të jetë në kundërshtim me ligjin.
“Nëse urdhri është joligjor, unë do ti them presidentit që kjo është joligjore”, është shprehur komandanti.
Komanda e ShbA-së kontrollon forcat bërthamore gjatë luftërave./a.ç