“I paprekshmi i Shkodrës”, Frederik Tata mësohet se ka qenë militant i Partisë Demokratike dhe një prej mbështetësve të çadrës së protestës.
I njohur ndryshe edhe me emrin Rinard, ai bashkë me dy nga vajzat që shfrytëzonte për prostitucion ka qenë pjesë e protestës së Partisë Demokratike përpara kryeministrisë.
Edhe pse ishte i akuzuar për një sërë veprash penale, Tata u rreshtua krah kauzës PD-së për rrëzimin e qeverisë “Rama”.
Rinard Tota mësohet se prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni 5 vajzat në lokalin e tij “TATA”, në qytetin e Shkodrës.
Policia sekuestroi edhe biznesin 3-katësh në pronësi të Rinard Totës ku realizohej veprimtaria kriminale, 2 automjete tip Benz dhe Land-Rover në pronësi të tij.
U sekuestrua një armë zjarri pistoletë, 7 ora dore dhe një sasi e konsiderueshme bizhuterish e floriri të ndryshme, një Laptop dhe 8 telefona celularë si dhe një sasi parash të fituara nga ky aktivitet kriminal në prerje të ndryshme lek, euro, dollarë etj.