Si çdo të dielë, edhe sot, kryeministri i vendit, Edi Rama në komunikimin e tij javor, ka theksuar se një ndër prioritetet e kabinetit qeverisës do të jetë luftimi i informalitetit.
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar goditje të forta për ata që ai i quajti “biznese me dy bilance”.
Kryeministri e kishte fjalën për bizneset që kanë bilanc tjetër në banka dhe bilanc tjetër në tatime.
“Bilancet në banka duhet të jenë të përputhura me bilancet në tatime”, tha kryeministri në komunikimin e tij javor me ndjekësit në rrjetet sociale. Ai paralajmëroi një fushatë e re “për ata që janë mësuar t’ia hedhin shtetit.”
“Kështu nuk mund të vazhdohet më, dhe ne jemi të vendosur që kështu të mos vazhdohet më.”
“Janë identifikuar afërsisht 42 mijë të punësuar të deklaruar me pagë minimale deri në 30 000 leke dhe vetëm 7 për qind prej tyre me pagë më të madhe se 130 mijë lekë. Kjo është jo vetëm e pajustifikueshme, por edhe e dënueshme për kompanitë që u hanë pensionin punëtorëve dhe shmangin detyrimet ndaj arkës së shtetit. Qeveria nuk do ta lejojë këtë situatë.”/a.ç
ERTV Live?: KOMUNIKIMI I JAVËS
Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 19. November 2017