Edhe zyrtarisht është konfirmuar se Ramos e ka thyer hundën.Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, do të mungojë për një kohë pasi ka thyer hundën në derbin e Madridit kundër Atleticos në duel me Lucas Hernandez.
Lajmi është konfirmuar nga klubi spanjoll dhe Ramos tani do të humbasë fillimisht sfidën në Champions me Apoelin e më pas edhe në La Liga me Malagan.
Në Spanjë raportojnë se mbrojtësi nuk ka nevojë të operohet dhe se do të luajë me maskë, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)