“Me pikëllim të madh ju njoftojmë për vdekjen e Malcolm Young, burrit të dashur, babait, gjyshit dhe vëllait. I njohur për veprat e tij muzikore, Malcolm ishte kantautor, kitarist, performues, producent dhe vizionar, i cili ka qenë frymëzim për shumëkënd.
Që nga fillimi, ai e ka ditur se çfarë dëshiron të arrijë dhe së bashku me vëllanë e vogël, pushtuan skenën botërore duke dhënë gjithçka në secilin concert. Gjithmonë i gatshëm për të bërë gjithçka për fansat “, shkruhej në njoftimin e familjes së tij.
I njohur për ritmin e tij të fuqishëm në kitarë që i ndihmoi bendit nga Sydney të shkruhej në librat e historisë, Malcolm prej tre vitesh vuajte nga demenca, e cila prek trurin. Në fakt ajo nuk është një sëmundje në vetvete por një ombrellë që përfshin rreth 200 dëmtime të trurit.
60 deri në 70 përqind të rasteve janë me Alzheimer, sëmundja më e përhapur e demencës. Disa nga faktorët që shkaktojnë demencën janë stili i jetës dhe tensioni i lartë i gjakut
Për turneun e fundit të grupit, në vend të rokerit ishte angazhuar nipi i tij, Stevie. Malcolm Young e themeloi grupin “AC/DC” në nëntor të vitit 1973 dhe pastaj e ftoi vëllanë e tij, Angus, që t’i bashkëngjitej. Në vitin 1974 nisën turneun në Australi me këngëtarin e atëhershëm, Dave Evans