Rreth 1050 fëmijë dhe 700 gra të luftëtarëve të huaj po mbahen nga autoritetet irakiane në një burg afër Mosulit.
Qeveria e Irakut është duke kontaktuar me qeveritë e huaja për t’i kthyer këto familje në vendet e tyre por nuk ka gjetur përkrahje.
Rreth 70 gra dhe fëmijë nga Kosova besohet se ende janë në zonat, të cilat më parë janë kontrolluar nga grupi militant Shteti Islamik, përgatiti ”Rel”. (b.an)