Një ditë më parë u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare “Capo dei Capi”, siç njihej bossi më i madh i mafias italiane Toto Riina. Ai vuante nga një sëmundje dhe gjendja e tij erdhi në përkeqësim edhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale.
Toto Riina vdiq në një spital me qendër klinike. Por, autoritetet kanë nisur një hetim për vdekjen e tij për vrasje të qëllimshme. Nuk ka të dhëna të besueshme që të vërtetojnë këtë pistë, por avokati tha se ky hetim ka nisur pas vdekja ka ndodhur në burg shkruan JavaNews.
“Vdekja ndodhi në burg dhe prandaj kërkon hetim të plotë, për të garantuar dhe qetesuar te gjithe lidhur me faktet dhe shkaqet e vdekjes”, shpjegoi avokati Antonio Rustico.
Pritet që trupi t’i nënshtrohet autopsisë para se t’i dorëzohet familjarëve. Ndëkorhë kanë dalë detaje nga ceremonia mortore. Raportohet se nuk do ketë meshë në kishë por do të zhvillohet nje ceremoni familjare me të afërmit e tij./JavaNews/a.m.