Prestigjozja britanike “The Sun” i ka kushtuar një artikull dezertimit të 4 ushtarëve shqiptarë të cilët ndodheshin në Britani në kuadër të një trajnimi. Në një artikull të zgjeruar “The Sun” shkruan se 4 ushtarët braktisën misionin në mënyrë të çuditshjme dhe u larguan. Ndëkorhë, duke cituar burimet nnga Forcat e Armatosura në Tiranë, në artikull shkruhet se ka nisur hetim në të dy vendet. Tashmë, komandot Reni Ajazi, Ylber Kotri, Aleksander Shkulaku dhe Klevis Lamkaj rrezikojnë dënim deri në 5 vite burg shkruan JavaNews.
Ushtarakët ishin mes 11 komandove që ndodheshin në Britani në stërvitjen e NATO-s. Një burim tha se “ata duhej të ktheheshin në kazermë dhe të fluturonin në Tiranë, por nuk u kthyen”, vijon shkrimi citon JavaNews.
Familjarët e komandove të zhdukur janë marrë në pyetje, shkruan më tej “The Sun”, por ata nuk kanë pasur informacion për planin e ushtarëve të zhdukur.
Media britanike përmend si arsyen kryesore të dezertimit kushtet e rënda ekonomike. “Shqiptarët paguheshin vetëm 220 paundë në muaj”, vijon “The Sun” që citon më tej ish-Ministn e Brendshëm Dritan Dmeiraj, një ushtarak karriere.
“Unë e di se ata nuk paguhen mirë dhe punojnë në rrethana të vështira por ajo që bën ishte tërësisht e pajustifikuar. Ata udhëtuan në Britani për të përfaqësuar Shqipërinë në një stërvitje ushtarake dhe unë u kërkoj atyre të kthehen në vendin e tyre sa më parë të jetë e mundur”, citohet Demiraj./JavaNews/a.m.