Ka përfunduar në pranga të policisë së Shkodrës një person pasi iu gjetën armë dhe municione luftarake. Sipas policisë, në pranga ka rënë në Gjergj Gjergji, 50 vjeç, banues në fshatin Beltojë në Shkodër. Arrestimi i 50-vjeçari është bërë në Beltojë, ndërsa i është sekuestruar një armë zjarri, 3 krëhëra dhe 75 fishekë.
Njoftimi i plotë i policisë së Shkodrës:
Shkodër
I gjenden armë dhe municione, arrestohet në flagrancë nga policia
Sekuestrohen 1 armë zjarri, 3 krëhëra dhe 75 fishekë Më datë 16.11.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve policore u arrestua në flagrancë shtetasi:
Gjergj Gjergji, 50 vjeç, banues në fshatin Beltojë, Shkodër
Arrestimi i shtetasit të lartëpërmendu u bë pasi në fshatin Beltoj, në një objekt, ku punonte, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Pushkë 20” me tre krëhëra me 60 fishekë, dhe një zinxhir mitrolozi me 15 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.
ma.me