Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me helmimin masiv të 60 nxënësve të një shkolle fillore në Bulqizë.
Ajo kërkon falje për atë qe e quan realitet të hidhur që ka instaluar poliitka gjatë 27 viteve.
“Bulqiza e pasurive të mëdha, njëherësh dhe realiteti i dhimbjeve dhe varfërisë së pacak është ballafaquar sot me tragjedinë e radhës: dhjetëra fëmijë jane helmuar nga tymi, por fatmirësisht ka dashur Zoti të shpëtojnë!
Nuk më mbetet tjetër, vetëm të kërkoj falje për këtë realitet të hidhur që kemi instaluar të gjithë bashkë në këto 27 vjet dhe t’i lutem Zotit të na japë kurajon të luftojmë dhe të përpiqemi për të ndryshuar këtë realitet të hidhur”, shkruan Kryemadhi./a.m.