Prej disa ditësh ka nisur një përplasje brenda partisë së Ben Blushit, LIBRA. Ndërsa gjatë ditës së djeshme ka pasur një mbledhje partie dhe në të nuk është lejuar të marrë pjesë një anëtar i saj i quajtur Andon Qako. Në lidhje me këtë incident ka reaguar LIBRA duke shkruar se ky person nuk ka lidhje me partinë, pasi nuk është as anëtar.
Por vetë zotëria publikon në rrjetet sociale faturat e paguara pranë partisë së kuote anëtarësie, ndërsa shprehet se ka paguar edhe 2000 mijë euro për logjistikën.
Reagimi:
SQARIM I LIBRA PER DISA PORTALE
Sot dhe dje disa portale kane postuar nje lajm sipas te cilit gjate nje mbledhje te Libra dje pasdite ka patur sherre dhe ka nderhyre policia.Se pari duam te bejme me dije se ne asnje rast nuk ka patur perplasje me grushta ne mbledhjen e LIBRA dhe ky lajm eshte I pavertete.
Ajo qe ka ndodhur eshte kjo:nje njeri me sa duket me luhatje te forta emocionale qe quhet Andon Qako erdhi ne takim dhe filloi te filmonte njerezit me celularin e tij.Per kete shkak disa nga pjesemarresit I kerkuan te dale jashte edhe per shkak se ky njeri nuk eshte antar i Libra-s dhe nuk ishte I ftuar ne mbledhje.
Pasi. A.Qako kundershtoi dhe kercenoi me filmime iu kerkua stafit te sigurise te hotel Monark te nderhyje per ta nxjerre jashte.Sic duket dhe nga video qe ka postuar vete A.Qako askush nuk e ka prekur me dore.LIBRA e kupton qe A.Qako ka qene I shtyre per te filmuar mbledhjen dhe ndoshta edhe i sponsorizuar dhe i kerkon atyre qe e kane bere kete gjest qe here tjeter te gjejne njerez me te stabilizuar menderisht dhe me te ke qete.Mbledhjet LIBRA do vazhdojne te jene transparente dhe te hapura madje edhe ne livestream per gjithe te interesuarit.
ma.me