Mafiozi më i madh italian Salvatore Riina, apo siç njihet Toto Riina, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare. Ai mbahet mend për një numër të madh masakrash të cilat kanë tronditur Italinë e më gjerë.
Toto Riina vdiq duke vuajtur 26 dënime të përjetshme që rëndonin ndaj tij. Për qindra vrasje. Një prej masakrave më të mëdha që mbahet mend është ajo e vitit 1982 në palermo ku lufta mes grupeve mafioze la pas 200 viktima.
Toto Riina largohet nga kjo botë me vrasjen e shumë zyrtarëve, magjistratëve e zyrtarëve që nuk i bindeshin.
Masakrat e Capaci dhe Via D’Amelio, ajo e Via dei Georgofili janë kulmi i një karriere të karakterizuar nga terrori dhe mizoria. Më poshtë janë fotot e disa prej viktimave të Toto Riinës.
Vrasjet e bujshme:
Historia e gjatë e vrasjeve të Toto Riinës nis në vitin 1949. Viktimë ishte një mik i tij korleonez me të cilin pati një zënkë. Por, sulmin e parë të një rangu të lartë ai e kryen në vitin 1971. Në 5 maj të atij viti vret kryeprokurorin e Palermos Pietro Scaglione.
Në vitet 70-të TotoRiina ngjite me shpejtësi shkallët. Tashmë ai i hspall luftë politikanëve që i “zinin rrugën”. Në 6 janar të vitit 1980 ai vret presidentin e rajonit të Siçilisë, Piersanti Mattarella, vëllain e rpesidentit aktual italian.
Për një armik të shtetit, armiqtë kryesorë janë policët. Njerëz të Toto Riinës kanë vraë disa policië ndëkrohë bëri bujë ekzekutimi i Boris Giuliano në vitin 1979, shef i ksuadrës anti-mafia në Palermo.
Fuqizimi i një mafiozi nis me eliminimin e kundërshtarëve. Në vitit 70-80-të, Toto Riina nis luftën e përgjakshme. Ai eliminon krerët e fmailjeve Bontate, Badalmenti dhe Inzerillo.
Në vitet 80-të nis lufta e vërtetë kundër shtetit. Gjenerali Carlo Alberto Dalla Chiesa dërgohet në palermo për të vendosur rendin, por gjendet në një mjedis të zioluar mes të korruptuarve. Beteja e tij zgjat shumë pak, vetëm 40 ditë pasi ai ekzekutohet me breshëri kallashnikovi së bashku me partneren e tij të re Emanuela Seti Carraro. Urdhëruesit ishte Toto Riina.
Pas vrasjes së Chiesa vijuan përpjekjet për vendosjen e rendit. Gjyqtario Giovani Falcone nisi një proces ku për herë të parë para ligjit po viheshin kokat e mafies. Ndëkorhë, në proces kishte të penduar si Tommaso Busceta. Por, bashkëpunimin me drejtësinë ai e pagoi me jetë.
Toto Riina nuk ndalej dhe po sjkonte lart e më lart me vrasjet e tij. Në vitin 1992, më 12 Mras ai dha një mesazh të fortë duke ekzekutuar europarlamentarin Salvo Lima, i cili i sillte ‘bezdi’ mafias.
Furia e mafias godet simbolin e luftës kundër saj. Më 23 Maj të vitit 1992, 2 muaj pasi u ekzekutua europarlamentari Lima, vritet magjistrati Giovani Falcone bashkë me eskortën. Mjeti i tij shpërtheu me eksploziv, Toto Riina u dënua në vitin 1997 si urdhërues. Vetëm dy muaj më pas, shpërthen një mjet tip Fiat, ku ndodhej prokuroria Paolo Borselino, i cili humb jetën. Riina dënohet për ngjarjen në vitin 1998.
/JavaNews/a.m.