Vetëm pak muaj pas krijimit, partia LIBRA është drejt shkatërrimit.
Si të mos mjaftonin largimet e shumta, më e fundit Mimoza Hafizi, e cila për më tepër edhe u fye nga ana e Ben Blushit, në atë parti kanë nisur edhe përplasjet fizike.
Andon Qako, anëtar i LIBRA-s, thotë se e kanë nxjerrë me dhunë nga salla, pse ka kërkuar të ballafaqohet me Ben Blushin.
Vetëm se momentin kulmor të dhunës, nuk ka arritur dot ta filmojë, shkruan Tema.
“Thash po shkoj te mbledhja e Libras me teper per tu ballafaquar me Blushin me nxoren me dhune nga salla nuk me donin prezent kuptohet nuk balkafaqoheshin dot me mua.
Per fat te keq nuk mu ruajt filmimi kryesor”, thotë Qako.