Përmes një ceremonie në kryeqytet është përkujtuar sot 73 vjetori i çlirimit të Tiranës, ku ishin të ftuar veteranë, familjarë dëshmorësh si dhe personalitete lokale dhe shtetërore.
Zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, u shpreh se e djathta nuk është distancuar ende nga bashkëpunëtorët e nazi-fashismit, siç është distancuar e majta nga krimet e komunizmit.
Kurse kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u shpreh duke folur për çlirimin se “Ishte një kohë që këkronte sakrifica, kur kishte të rinj që jepnin kontribut për çlirimin e vendit. Sot nuk këkrohet nga askush që të japi jetë në për vendin, por që të japë kontributin e tij. Ashtu si në luftë kur ishim të ndarë në kategori, edhe sot jemi të ndarë në një grup që jep mend se si bëhen gjërat, dhe një tjetër qe dje merrte armën për të luftuar kurse sot merr angazhim për të punuar. Kemi nevojë për njerëz, që si partizani i panjohur, që pavarësisht se publiku i njeh apo jo, janë heronjtë e panjohur dhe të heshtur dhe në çdo cep të Shqipërisë dhe Tiranës e shohin sjelljen patriotike ndaj vendit si një kontributi për gjithsecilin”.