Partia Demokratike akuzon Qeverinë se për herë të parë pas një tradite 6-vjecare, ka përjashtuar opozitën nga Këshilli i Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkimi Europian. Përmes një reagimi, demokratët thonë se prej vitit 2011, qeveria e PD-së në atë kohë krijoi precedentin pozitiv të përfshrjes së kryetarit të Komisionit parlamentar për Integrimin Europian, asokohe Ditmir Bushati, në takimet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-Bashkim Europian.
Sipas tyre, ky precedent pozitiv, bazuar në mbështetjen konsensuale mazhorancë-opozitë të anëtarësimit të vendit në BE, u kthye në traditë deri dje kur, “qeveria Rama u paraqit në Bruksel vetëm me zyrtarë si Bushati e të tjerë.
Sipas PD-së, në këtë takim nuk ishte i pranishëm kryetari i këtij komisioni, Genc Pollo, të cilit sipas tyre, nuk ju dërgua ftesë.
“Ky gjest nuk është vetëm frikë nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit, e cila nuk fshihet dot më as në Tiranë, Bruksel e gjetiu. Është edhe shenjë e degradimit politik të kësaj qeveria që rrënon çdo trashëgimi politike pozitive që ka gjetur duke u kapur fort mbas karriges si i mbyturi pas fijes së barit”, thuhet në reagimin e PD.
a.ç