Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka uruar shqiptarët me një arritje të qeverisë së tij në mandatin e ri.
Nëpërmjet një videoje në Facebook, kreu i qeverisë ka pasqyruar “progresin e bërë në sektorin e sigurisë ushqimore në 45 ditët e para të mandatit të ri”.
“Mirëmëngjes dhe me këtë pasqyrim të progresit të bërë për sigurinë ushqimore në 45 ditët e para të mandatit të ri, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama bashkangjitur videos.
“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur aksionin për verifikimin dhe plotësimin e standarteve të thertoreve. Për një muaj u kontrolluan 101 thertore. Janë mbyllur 93 të cilat nuk plotësonin standartet. Janë mbyllur 201 njësi tregtimi mishi. Sot funksionojnë 33 thertore në proces vetëkontrolli. Kafsha kontrollohet nga mjekur veteriner, para dhe pas therjes dhe mishi certifikohet,” shkruhet në videon e postuar nga Rama./a.ç