Roberto Mancini ka përjashtuar mundësinë që të marrë drejtimin e kombëtares së Italisë, pas shkarkimin të Gian Piero Venturas, transmeton Koha.net.
Në listën e Federatës italianë të Futbollit është edhe Mancini, por ish-trajneri i Interit ka thënë se është i lumtur te klubi rus, Zenit.“Si shumë bashkëkombës edhe unë kam ëndërruar ta shoh Italinë në Kupën e Botës në Rusi, dhe eliminimi më ka mërzitur shumë.
Nuk jam i befasuar që jam në listë, duke parë se ka edhe të tjerë kolegë që kanë përvojë dhe kanë fituar në vende të ndryshme. Por, jam i lumtur në Zenit dhe në Shën Petersburg, prandaj s’po mendoj për kombëtaren”, është shprehur Mancini për Match TV. (b.an)