Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Pas rreth 16 orësh diskutime, buxheti është miratuar vetëm me votat e Partisë Socialiste (75), ndërsa 47 vota janë dhënë kundër projektitbuxhetit. 17 deputetë kanë abstenuar.
Me 74 vota pro dhe 47 kundër, Kuvendi miratoi edhe 6 projektligjet e paketës fiskale që do të zbatohen gjatë vitit 2018.
Seanca e djeshme parlamentare u shoqërua me akuza të shumta midis kreut të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama. Basha theksoi edhe një herë se projekti 1 miliard i propozuar nga qeveria synon pastrimin e parave të drogës, ndërsa vlerësoi se edhe heqja e taksës për hotelet luksoze synon pikërisht këtë gjë.
Vendime të tjera të Kuvendit, ashtu sikurse ishte parashikuar janë:
Emërimi i kreut të ri të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ku është emëruar në këtë post Ilir Zela.
Në përfundim, Kuvendi miratoi me 72 vota pro Eriola Sadushin, anëtare të bordit të Entit Rregullator të Energjisë.
a.ç