Filmi “Titanic” i realizuar në vitin 1997, ku luan Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio, do të kthehet në ekranin e kinemasë këtë dhjetor në festimin e 20 vjetorit të tij.
Përgjatë një jave duke filluar nga 1 dhjetori, “Titanic” mund të shihet në tërë Shtetet e Bashkuara në të gjitha kinematë Dolby në lokacionet e AMC.
Filmi vjen i projektuar nga Dolby Vision HDR, drejtori i të cilit James Cameron, tha se ishte sikur ta shihje filmin për herë të parë.
Filmi”Titanic” u shfaq për herë të parë më 19 dhjetor 1997 dhe pas filmit “Avatar” mbetet filmi i dytë që ka arritur më së shumti të ardhura, ku shifrat e fitimeve sillen rreth 2.2 miliardë dollarë.