Një 34-vjeçar ka denoncuar në polici zhdukjen e bashkëshortes së tij 28-vjeçare. Shtetasja me inicialet A.K. ishte larguar nga banesa ku jetonin në fshatin Kolanec të Korçës, dhe kishte humbur çdo kontakt me bashkëshortin e saj.
Ai i alarmuar shkon në polici dhe kërkon ndihmën e uniformave blu.
E reja u gjet nga policia por me dëshminë e dhënë tronditi bashkëshortin e saj. Ajo deklaroi se ishte larguar me dëshirë dhe nuk dëshironte më të kthehej te burri i saj. Policia referoi dosjen në prokuroria e cila po kryen verpimet e mëtejshme./a.m.