Gjatë seancë parlamentare ku diskutohet buxheti i vitit të ardhshëm, kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur akuzave të kreut të opozitës tha se nuk ishte detyra e tij që të bënte avokatin e bashkëpunëtorëve.
“Çfarë të them unë për Saimir Tahirin? Detyra ime është? As e imja dhe as e jotja. Është detyra e atyre që po e hetojnë. Nuk të ka caktuar ty njeri të bësh as gazetarin, as prokurorin dhe as gjykatësin. Për pushtetin që të intereson je në gjendje të fusësh llumin në veshin e çdo njeriu me gjysmë të vërteta. Jemi shumë ndryshe. Ilir Beqaj të ka ftuar në Gjykatë të provosh atë që ke thënë dhe mbrohesh tamam si skutha.
Unë bashkëpunëtorët i mbroj të gjithë, por nuk jam avokati i asnjë bashkëpunëtori. Kush prek në dërrasë të kalbur, të shkojë dhe të përgjigjet aty ku përgjigjet çdo njeri që ka besimin publik. Unë nuk bëj dot atë që bëri Saliu për ty. Merrte fjalën këtu dhe të mbronte në çdo fjalim kur ishte i akuzuar nga Prokuroria dhe ishte gjëja më anormale që mund të bënte një kryeministër”, tha Rama
‘Sikur Alimuçën që del në përgjigjet e Habiljave ta kishte kushëri vjehrra ime do kishe ardhur këtu e do kishe bërë namim, unë s’ta kam përmenduar kurrë”- tha Rama.
a.ç