Koncesionet kanë shkaktuar debate të forta në parlament, ku nuk munguan akuzat dhe kundërakuzat mes palëve.
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të opozitës në lidhje veçanërisht me koncesionet në shëndetësi, duke theksuar se shërbimet do të jenë më të mira fal investimeve të privatëve ndërsa qytetarët nuk paguajnë. Ai përmendi disa koncesionet të dhëna nga qeveria e PD-së që sipas tij, nuk kanë sjell asnjë shërbim të përmirësuar.
“Nuk kemi dhënë koncesione ku futen duart në xhepin e qytetarëve. Pse jepen koncesionet? Po heq koncesionet në energji. Koncesionet profesor, shteti në rastin e shërbimeve i jep për të dhënë një shërbim më të mirë për qytetarët. Thërret privatin dhe i thotë unë nuk i kam këto para që t’u shërbej më mirë dhe nuk i kam paratë. Ti bëj investimet, unë të japë paratë në vijim. Çfarë përmirësimi i shërbimit u bë në portin e Durrësit? Asnjë ndryshim në cilësinë e shërbimit. Privati ku i merr paratë? Shfrytëzon shtetin për të marrë paratë nga çdo qytetar që i del përpara.
Vijmë tek skanimi. Çfarë fitoi qytetari? 40 euro jo për kamion, por për faturë dhe u detyruam unë me Nasipin (Nasip Naço) që të ndërhynim për të shpëtuar industrinë fason që u kërcënua nga falimentimi për shkak të tarifës së koncesionit. Çfarë investimi bëri? Qesharak. Vijmë tek koncesioni i famshëm, aty ishim në një mendje me Nasipin pastaj ndryshoi rrugës. OK. Shteti nuk e bënte dot.
Morëm një privat dhe ky privati jo vetëm që nuk ka përmirësuar shërbimin, por çdo kush që ka një makinë shkon atje të bëjë kontrollin, duhet të rrijë në radhë të gjatë dhe në fund fare paguan më shumë se ç’paguante kur e bënte shteti. Kjo është filozofia juaj e koncesioneve. Vijmë tek koncesionet në shëndetësi se aty e keni merakun. Afro 50 mijë njerëz që hynë në sallën e operacioneve dhe që kërcënoheshin nga instrumente të kohës së shokut Enver. Ne i kemi thënë privatit investo që ta kemi këtë shërbim sot se nuk e bëjmë dot që të paguajmë në vite. Kush fiton këtu? Fiton çdo shqiptar që nuk rrezikohet të infektohet nga gërshërët e ndryshkura të kohës së dashurisë shqiptaro-kineze, sepse instrumentet e reja vijnë nga Gjermania. Dritani e di këtë punë, por këtu thotë të kundërtën.
Ju thoni që shqiptarët, kontrollin mjekësor ta kishin me lekë. Ne themi duhet ta kenë falas. Vërtetë ne kemi ftuar një privat që të investojë gjithë infrastrukturën. Pas disa kohësh, të gjitha këto investime i mbeten shtetit. Gjithë infrastruktura e instrumenteve mjekësor, infrastruktura e homodializës i mbeten shteti. Ju që i thoni vetes parti e djathtë, jeni parti e djathit, kaçkavall të mbetur pa shitur. S’keni lidhje ju me parti të djathtë.
Laboratorët e analizave janë të kohës së qepës, pyetni Dashin se nuk është këtu. Pyetni Dashin që e shuante me raki. Dhe sot do të kemi laboratorë modernë dhe për të cilat shqiptarët nuk do të paguajnë asnjë qindarkë më shumë.“, tha Rama.
Pa fjalës së Ramës duke sqaruar koncesionet, del sërish në foltore kreu i demokratëve, Lulzim Basha duke theksuar se asgjë nuk është falas dhe se PPP e bëra janë vjedhje e hapur.
“Cila kompani në Elbasan ka përfituar 90 tendera me vlerë 20 mln euro. Pyete Qaton se ta thotë. PPP e bëra nga ju janë vjedhje e hapur. Edi Rama hidhu e përdridhu sa të duash, por je në një moment kritik. Hapo rrugë krizës ku ke futur vendin. Një qeveri antimafia është rruga e duhur kundër këtij buxheti për pastrimin e parave të pista. Bëhu njëherë në jetën tënde pjesë e zgjidhjes“, deklaroi Basha
a.ç