Në një bar kafe në në Shijak dy persona janë konfliktuar verbalisht dhe më pas kanë goditur njëri-tjetrin duke përdorur grushtat.
Sipas njoftimit të policisë personi me iniciale G.H 43 vjeç, banues në Shijak, dyshohet se ka goditur me grusht, shtetasin A.D, 42 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të lokalit, ndërsa brenda lokalit kishte dëshmitarë të shumtë. 42-vjeçari pasi është goditur me grusht në lokal ka bërë denoncim në organet e policisë. Ndaj 43-vjeçarit rëndon akuza për ‘kanosje dhe plagosje e lehtë me dashje”.
Njoftimi i policisë së Durrësit në lidhje me ngjarjen:
Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin G.H vjeç 43, banues në Shijak, pasi dyshohet se në Sukth te nje bar-kafe ka kanosur e goditur me grusht, shtetasin A.D, vjeç 42. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal
a.ç