Pas rrëshqitjes së tokës në zonën ku kalonte linja e transmetimit që vjen nga burimet e Shën Mërisë, Bashkia e Tiranës, përmes UKT, ka rehabilituar sërish rrjetin duke normalizuar furnizimin me ujë të disa zonave në kryeqytet.
Siç duket edhe nga fotot, specialistët e UKT u angazhuan që në momentin e parë dhe punuan edhe gjatë natës për të rregulluar në kohë sa më të shkurtër problemin dhe tashmë tubacionet janë 100% në funksion./a.ç