Ministrja shqiptare e Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj ndodhet sot në Romë për një vizitë zyrtare pune dy ditore.
Ajo do të takohet me homologun e saj italian z. Andrea Orlandi si dhe do të zhvillojë disa takime të larta institucionale.
Konsolidimi i bashkëpunimit gjyqësor mes Shqipërisë e Italisë me një referim të vecantë ndaj luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar e trafiqeve ilegale do të jenë në qëndër të axhendës së kësaj vizite, shkruan oranews
Kjo është vizita e parë institucionale që Ministrja Gjonaj zhvillon në Itali.
Ministri italian i Drejtësisë Andrea Oralndo ka vizituar Tiranën më 18 dhjetor të 2015 i shoqëruar nga Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias e Antiterrorizmit italian z. Franco Roberti.
Gjatë ditës pritet të zbardhet axhenda e takimeve mes dy vendeve./a.ç